A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

2
a-do-te-kete-reshje-shiu?-parashikimi-i-motit-per-diten-e-neserme,-ja-cfare-pritet-te-ndodhe-me-temperaturat
A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensite të ulët.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 33 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 13 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjat vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.