A ikën vapa me gushtin? Osmani: Sot dhe nesër reshje shiu, por të mërkurën e në vazhdim…

3
a-iken-vapa-me-gushtin?-osmani:-sot-dhe-neser-reshje-shiu,-por-te-merkuren-e-ne-vazhdim…
A ikën vapa me gushtin? Osmani: Sot dhe nesër reshje shiu, por të mërkurën e në vazhdim…

Hakil Osmani nga Meteoalb në një intervistë në Ora News u shpreh se fillimi i javës do jetë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm ku nuk do mungojnë edhe reshjet e shiut.

Osmani shtoi se moti do përmirësohet ditën e mërkurë dhe në vazhdim.

Osmani: Në fakt fillim java sot edhe nesër parashikohet që territori shqiptar të jetë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm.

Që do të thotë se do të kemi vranësira të shpeshta, kemi rritje të lagështirës në ajër çka do bëjë që ditën e sotme duke filluar nga orët e mesditës dhe të paktën deri në orët e mbrëmjes, territori shqiptar të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shumta.

Do të kemi zhvillim të vranësirave, çka do të bëjë që të kemi prezente reshjet e shiut herë pas herë në formën e rebesheve.

Reshjet më të dukshme do jenë në gjysmën e territorit shqiptar, por herë pas here shfaqen rrebeshe shiu pjesërisht edhe në qytetet e zonës së ulet duke përfshirë këtu edhe kryeqytetin ku edhe ditën e sotme mbetet e rrezikuar nga reshjet afat shkurtra të shiut.

Jo vetëm sot por po ashtu edhe dita e martë do të sjelli sërish prezente reshjet e shiut ku më të dukshme do jenë në pjesën e dytë të ditës të fokusuara kryesisht në zonat juglindore dhe në zonat jugore.

Më pas do kemi përmirësim të dukshëm të motit, përmirësim i cili do të vijojë edhe përgjatë javës duke bërë që dita e mërkurë, e enjte, e premte do të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.

Pra vetëm fillim java do ketë prezente këto reshje shiu.

after content