Adelina Ismaili ‘shkrin rrjetin’ me pozën e fundit: Shfaqet më seksi se kurrë!

7

Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Ismaili ka mahnitur ndjekësit e saj me një postim të ri ku shfaqet tejet joshëse.

‘Diva’ shihet e veshur me një fustan elegant të zi, i cili i thekson format trupore dhe dekoltenë, ndërsa dukja e saj plot glamur ka marrë vëmendjen e të gjithëve, raporton ORAinfo.

Me flokët e valëzuara dhe grimin e theksuar, Adelina dëshmon edhe një herë se mbetet një nga ikonat më të bukura dhe më seksi të estradës shqiptare.

Fotografia ka marrë qindra pëlqime dhe komente komplimentuese në pak minuta.

“Zjarr”, “Mbretëreshë e vërtetë”, janë disa nga komentet e shumta që ndjekësit i kanë lënë në këtë postim. /ORAinfo/