Aida Doçi bëhet nënë për herë të dytë, zbulohet edhe gjinia e foshnjës

1

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Aida Doci ka përjetuar një nga momentet më të lumtura të jetës së saj, është bërë nënë për herë të dytë!

Lajmin e ka bërë të ditur partneri i saj, Naseri, përmes një postimi emocionues në Instastory, duke shpërndarë foton e foshnjës së mbështjellë në rroba rozë dhe një kartelë nga spitali me të gjitha detajet e lindjes.

Vajza e tyre ka ardhur në jetë mëngjesin e sotëm.

Emrin që i kanë zgjedhur për vogëlushen është Mjalta.