Aksident ajror/ Helikopteri bie në mes të ditës, banorët në panik

2
aksident-ajror/-helikopteri-bie-ne-mes-te-dites,-banoret-ne-panik
Aksident ajror/ Helikopteri bie në mes të ditës, banorët në panik

Një helikopter është rrëzuar paraditen e sotme në një fushë në Isle of Wight, Angli, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e emergjencës, ambulanca dhe zjarrfikësit për të dhënë ndihmën e parë.

Aktualisht nuk ka ende informacion të konfirmuar mbi numrin e personave që ndodheshin në bord dhe gjendjen e tyre shëndetësore. Autoritetet vendase kanë izoluar zonën dhe po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit ajror.

Sipas dëshmitarëve, helikopteri është parë teksa lëvizte në lartësi të ulët përpara se të rrëzohej, por ende nuk dihet nëse shkak është bërë ndonjë defekt teknik apo faktorë të tjerë. Hetimet pritet të zbulojnë detaje të reja mbi këtë ngjarje të rëndë.

Ndërkohë, ekipet mjekësore janë duke vijuar kontrollet në terren për të parë nëse ka persona të lënduar që mund të kenë nevojë për trajtim të menjëhershëm