Aksident i frikshëm/ Makina përplas 3 fëmijë dhe shoqëruesin e tyre (Detaje)

3
aksident-i-frikshem/-makina-perplas-3-femije-dhe-shoqeruesin-e-tyre-(detaje)
Aksident i frikshëm/ Makina përplas 3 fëmijë dhe shoqëruesin e tyre (Detaje)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Berlin ditën e sotme. Sipas mediave vendase, një makinë përplasi një grup njerëzish në trotuar.

Incidenti ndodhi rreth orës 13:10 sipas orës lokale në Seestraße, një rrugë në Berlin-Wetting, në veriperëndim të qendrës së qytetit.

Sipas Bild, një BMW përplasi një grup fëmijësh, të moshës midis 7 dhe 8 vjeç.

Tre nga 15 fëmijët në vendngjarje u plagosën dhe u dërguan në spital.

Bild raporton se shoqëruesi i tyre u plagos rëndë.

Policia po heton ende rrethanat e sakta të incidentit.

Shoferi i automjetit u arrestua në vendngjarje.

Shërbimet gjermane të emergjencës thanë se ishte një aksident. Shoferi u mor në pyetje dhe nuk u lëndua.