Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier.
Këtë radhë dy mjete janë përplasur në kryqëzimin e Savrës.
Mjeti Volksvagen me targa AA 522 vn ka tentuar të kalojë në anën tjetër dhe është përplasur nga benzi me targa ab861mt.
Dy drejtuesit e mjeteve kanë përfunduar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.
Policia e qarkullimit në vendngjarje për të disiplinuar trafikun ndërsa policia shkencore po dokumenton rastin.
Sipas policisë së qarkullimit mjeti tip golf Volksvagen i ka prerë rrugën benzit.