Aksident I RËNDË! Gruaja humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, dërgohet me URGJENCË drejt Traumës

1

Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, në rrugën “Laguna-Patok” ka ndodhur një aksident rrugor.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasja V. P., e cila po drejtonte automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke dalë jashtë rrugës.

Si pasojë, drejtuesja është lënduar dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.