Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kosovë, ku një 10-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ku i mituri u përplas nga një makinë teksa lëvizte me biçikletë. Shoferi i makinës, 50-vjeçari Agim Mustafa është arrestuar, teksa i mituri është dërguar në spital. Aktualisht gjendja e tij raportohet e rëndë dhe thuhet se ende nuk ka fituar vetëdijen.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.