Tre persona kanë gjetur vdekjen në një aksident të rëndë të dielën në mbrëmje në autostradën A3 të Gjermanisë. Sipas mediave gjermane, në këtë aksident janë përfshirë tetë automjete dhe ndodhi midis kryqëzimit Offenbacher Kreuz dhe Frankfurt Süd në drejtim të Këlnit.
Siç bëhet e ditur , si pasojë, tre persona kanë vdekur ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta. Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërkohë që autostrada u mbyll edhe në drejtimin e kundërt për shkak të mbeturinave. Autostrada u mbyll në të dy drejtimet gjatë gjithë natës ndërsa dëmi material vlerësohet në afërsisht 500,000 euro.