
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Ksamil, pranë pikës së karburantit në rrugën “Butrinti”.
Mësohet se një makinë tip ‘Nissan’, drejtuar nga shtetasi turk D. T., i ka prerë rrugën një motomjeti që drejtohej nga M. S., 29 vjeç.
29-vjeçari ndodhej në Ksamil për pushime kur u përfshi në aksident.
Ai u transportua menjëherë në spitalin e Sarandës, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe raportohet se ka marrë plagë të rënda.