Aksident i rëndë në Orikum! Automjeti përmbyset në mes të rrugës, lëndohet shoferi

2
aksident-i-rende-ne-orikum!-automjeti-permbyset-ne-mes-te-rruges,-lendohet-shoferi
Aksident i rëndë në Orikum! Automjeti përmbyset në mes të rrugës, lëndohet shoferi

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të premte pranë Portit të Jahteve në Orikum, ku një automjet tip Audi A3 është përmbysur në mes të rrugës, duke shkaktuar panik mes qytetarëve të pranishëm.

Sipas dëshmitarëve okularë, makina ka humbur kontrollin për arsye ende të paqarta dhe është rrokullisur në rrugë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë ambulanca, e cila ka transportuar drejt spitalit drejtuesin e mjetit, i cili ka mbetur i plagosur. Deri më tani, nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e tij shëndetësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin në zonën e ngarkuar, veçanërisht gjatë kësaj periudhe të sezonit turistik.

Ngjarja rikthen në vëmendje shqetësimet për sigurinë rrugore dhe nevojën për më shumë kujdes nga drejtuesit e automjeteve, sidomos në zona me frekuentim të lartë gjatë verës.