Një aksident ka ndodhur në qytetin e Korçës pasditen e sotme ku një mjet ka dalë nga rruga.
Sipas informacioneve, mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e duke u përmbysur.
Ai ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.