Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë.
Mësohet se nga aksidenti dy persona kanë humbur jetën, ndëra një tjetër ka mbetur i lënduar.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”.
Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes.
I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë. Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.