Aksident i rëndë në vend/ Makina përplas motorin, një i plagosur

2
aksident-i-rende-ne-vend/-makina-perplas-motorin,-nje-i-plagosur
Aksident i rëndë në vend/ Makina përplas motorin, një i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën e unazës së madhe të qytetit të Vlorës, në zonën e Centrales.

Një motor është përplasur nga një makinë me targa italiane, drejtuar nga një shtetas i huaj.

Mjeti i llojit fuoristradë është përplasur me motorin dhe si rrjedhojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

Ai është transportuar me urgjencë në spital, ndërkohë që aksidenti ka bërë që të ketë pengesa në qarkullimin rrugor përgjatë gjithë aksit.

after content