Aksident i rëndë në vend/ Përplasen dy automjete, raportohen dy të vdekur dhe dy të plagosur

3
aksident-i-rende-ne-vend/-perplasen-dy-automjete,-raportohen-dy-te-vdekur-dhe-dy-te-plagosur
Aksident i rëndë në vend/ Përplasen dy automjete, raportohen dy të vdekur dhe dy të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Astrazub të Malishevës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 15:50, kur dy vetura janë përplasur mes vete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë.

“Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave të rritur, një femër dhe një mashkull, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Elezaj. Ai shtoi se me urdhër të prokurorit, trupat e viktimave do të dërgohen për ekzaminim mjekoligjor.