Aksident i rëndë në vend, të plagosur tre persona

3
aksident-i-rende-ne-vend,-te-plagosur-tre-persona
Aksident i rëndë në vend, të plagosur tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar mesditen e sotme rreth orës 13:30, në aksin rrugor Fier–Patos.

Sipas Policisë, automjeti që drejtohej nga shtetasi me iniciale A. A. është përplasur me një motomjet që kishte në drejtim shtetasin G. M., 30 vjeç, banues në Patos.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motomjetit, drejtuesi i makinës me iniciale A. A., si edhe pasagjerja në automjet, shtetasja me iniciale E. A.. Të tre ndodhen në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen mes mjeteve