Aksident i RËNDË! Një i vdekur dhe një i plagosur (EMRAT)

4
aksident-i-rende!-nje-i-vdekur-dhe-nje-i-plagosur-(emrat)
Aksident i RËNDË! Një i vdekur dhe një i plagosur (EMRAT)

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot pranë fshatit Shkallë, në Bashkinë Konispol, ku dy motorë janë përplasur mes tyre.

Për pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje 74-vjeçari Urim Çaze, banues në Konispol. Drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi Besnik Arapi, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ambulanca, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:40, në vendin e quajtur “Shkallë”, Konispol, shtetasi K. A., rreth 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me një tjetër motomjet, me drejtues shtetasin U. Ç., 74 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi U. Ç. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi tjetër, K. A., ka marrë dëmtime dhe po transportohet për në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

after content