Si pasojë janë plagosur tre persona të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës.
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në urën e Drojës në Lezhë ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjeterin.
Grupi hetimor po vijon me identifikimin e shtetasve dhe me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftim i Policisë:
Rreth orës 12:30, në afërsi të urës së Drojës, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin ukrainas A. D., me një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, i cili është dëmtuar. Gjithashtu, janë dëmtuar 2 pasagjerë në këto automjete. Të tre janë në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës.