Aksident me vdekje/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi 29-vjeçar, plagoset pasagjerja

3
aksident-me-vdekje/-makina-del-nga-rruga,-humb-jeten-shoferi-29-vjecar,-plagoset-pasagjerja
Aksident me vdekje/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi 29-vjeçar, plagoset pasagjerja

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Moravë në Berat.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi O. C., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes, 29-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjerja që udhëtonte me të ka mbetur e plagosur.

Informacion paraprak

Rreth orës 04:30, në fshatin Moravë, shtetasi O. C., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. C. dhe është dëmtuar lehtë pasagjerja.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.

after content