Aksident në Dukat-Fushë, përplasen dy automjete! Raportohet për4 të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë! Një prej makinave del nga rruga

2
aksident-ne-dukat-fushe,-perplasen-dy-automjete!-raportohet-per4-te-plagosur,-2-prej-tyre-ne-gjendje-te-rende!-nje-prej-makinave-del-nga-rruga
Aksident në Dukat-Fushë, përplasen dy automjete! Raportohet për4 të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë! Një prej makinave del nga rruga

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës së të premtes (6 Shtator), rreth orës 01:00 në fshatin Dukat Fushë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Audi dhe një mjet tip Fiat, ndërsa raportohet për 4 të plagosur.

Sipas burimeve, 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ambulanca ka shkuar në vendngjarje duke transportuar të plagosurit drejt spitalit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një prej drejtuesve të automjeteve, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.