Aksident pak para mesnate në jug, ka të plagosur

2
aksident-pak-para-mesnate-ne-jug,-ka-te-plagosur
Aksident pak para mesnate në jug, ka të plagosur

Aksident në Dropull – Këmbësori në gjendje të rëndë, drejtuesi i mjetit shoqërohet në komisariat

Dropull, 2 gusht – Një tjetër ngjarje e rëndë rrugore është regjistruar mbrëmjen e sotme në jug të vendit, ku një këmbësor ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti automobilistik në aksin Gjirokastër–Kakavije.

Aksidenti ndodhi pranë kryqëzimit të Glinës, një segment i frekuentuar dhe me rrezikshmëri të lartë për këmbësorët, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

Rreth orës 22:30 të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor “Gjirokastër–Kakavije”, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Glinës”, ka ndodhur aksidenti i rëndë, raporton noa.al.

Një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Turabi Bixhaku, 29 vjeç, ka përplasur një këmbësor, shtetasin Skënder Ahmetaj rreth 60 vjeç.

I plagosuri u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

after content