Aksidenti i rëndë, ndërron jetë një prej të plagosurve! Makina e shkatërruar nga përplasja me kamionin

4
aksidenti-i-rende,-nderron-jete-nje-prej-te-plagosurve!-makina-e-shkaterruar-nga-perplasja-me-kamionin
Aksidenti i rëndë, ndërron jetë një prej të plagosurve! Makina e shkatërruar nga përplasja me kamionin

Ka ndërruar jetë një prej të plagosurve nga aksidenti në aksin rrugor Shkodër Bushat ku një makinë u përplas me një kamion.

Raportohet se viktima, identiteti i të cilit nuk dihet ende, nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të rënda që kishte marrë.

Dy të plagosurit e tjerë po marrin mjekim në spitalin e Shkodrës dhe po ashtu ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se një kamion është përplasur me një makinë në kryqëzimin e Kryebushatit paraditen e sotme (18 Gusht).

Nga aksidenti mbetën të plagosur rëndë 3 persona, të cilët u dërguar drejt spitalit të Shkodrës, por njëri prej tyre s’mund të mbijetojë.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti rrugor.

after content