Aksidenti i rëndë në Fier, kush është viktima dhe shoferi i makinës tjetër

1
aksidenti-i-rende-ne-fier,-kush-eshte-viktima-dhe-shoferi-i-makines-tjeter
Aksidenti i rëndë në Fier, kush është viktima dhe shoferi i makinës tjetër

Një aksident i rëndë me pasoja fatale ka ndodhur sot në Levan të Fierit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë pesë persona të plagosur dhe një viktimë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 51-vjeçari Luftar Braçja, ndërsa drejtuesi tjetër i automjetit, Ilir Pujo, së bashku me katër pasagjerë janë dërguar në spital për mjekim.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, që dyshohet të jetë shkaktuar nga humbja e ndjenjave nga drejtuesi i automjetit të dytë.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, automjeti me drejtues shtetasin Ilir Pujo, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Luftar Braçja, 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi L. B. dhe kanë shkuar në spital për të marrë mjekim shtetasi I. P. dhe katër pasagjerë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

after content