
Pushimet e miksuara me angazhime pune të Gresës dhe Vullnetit në Shqipëri janë ndërprerë papritur pas një aksidenti me makinë.
Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 3” kishin planifikuar të xhironin për emisionin e tyre “S’je ti që vendos”, por rrjedha e ngjarjeve i detyroi të kthehen më herët.
Aksidenti ka sjell vetëm lëndime të lehta trupore për të dy protagonistët, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Xhirimet e emisionit janë shtyrë për një afat të pacaktuar, derisa gjendja e tyre të rikuperohet plotësisht.