Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit pasi aksidentoi për vdekje një 57-vjeçare. Policia njofton se 22-vjeçari pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që 57 vjeçarja humbi jetën në afërsi të rrethrrotullimit të Çiflikut.
“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe autorësisë së aksidentit të mbrëmshëm, në afërsi të rrethrrotullimit të Çiflikut, ku humbi jetën shtetasja Th. M., 57 vjeçe, shërbimet e Policisë Rrugore identifikuan dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin A. O., 22 vjeç, banues në fshatin Roshnik.
Ai dyshohet se ka përplasur me pasojë vdekjen, 57-vjeçaren, me automjet tip “Seat” që u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit”, njofton Policia