Operacioni ndërkombëtar “The Wanted” – Arrestohet në Spanjë një shqiptar i kërkuar për trafik narkotikësh
Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Interpol Tiranën, Interpol Madridin dhe policinë spanjolle, ka finalizuar arrestimin e shtetasit shqiptar Juxhin Drazhi 34 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Ky arrestim u krye në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, pas një shkëmbimi të menjëhershëm informacioni mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në prill 2025, i kishte caktuar J. D.-së masën e sigurisë “Arrest në burg” për akuzat:
Trafikim i lëndëve narkotike, në formën e bashkëpunimit
Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal
Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale
Autoritetet shqiptare dhe spanjolle po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë./noa.al