Aksion në plazhe/ Policia ‘nuk fal’, ndal mjetet e rrezikshme lundruese, vendosen gjoba ndaj drejtuesve të tyre

1
aksion-ne-plazhe/-policia-‘nuk-fal’,-ndal-mjetet-e-rrezikshme-lundruese,-vendosen-gjoba-ndaj-drejtuesve-te-tyre
Aksion në plazhe/ Policia ‘nuk fal’, ndal mjetet e rrezikshme lundruese, vendosen gjoba ndaj drejtuesve të tyre

Gjatë javës janë kontrolluar 316 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të ndryshme, përfshirë hyrjen në perimetrin e sigurisë, mungesën e dokumentacionit apo pajisjeve të shpëtimit. Drejtuesit e 8 prej tyre janë gjobitur me 100.000 lekë secili, pasi rrezikuan jetën e pushuesve duke lundruar në zonat e ndaluara.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare po vijojnë me kontrolle intensive në gjithë vijën bregdetare dhe zonat ujore të vendit, në kuadër të operacionit “Siguria Detare”.

Po ashtu, Policia ndërhyri në 8 raste emergjente, duke shpëtuar 11 shtetas shqiptarë dhe të huaj, të cilët ishin në rrezik për shkak të dallgëve ose defekteve në mjetet lundruese.

Vijon operacioni “SIGURIA DETARE”

Monitorime intensive nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare.

Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera nga Komani në Ksamil, janë bllokuar 20 mjete lundruese, 8 prej tyre për shkelje të perimetrit të sigurisë.

Gjithashtu, janë shpëtuar në det 11 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, po vijon kontrollet dhe monitorimet intensive në gjithë hapësirën detare, nga Velipoja në Ksamil, si dhe në zonat liqenore e lumore, për të evidentuar shkeljet që lidhen me:

përdorimin e mjeteve lundruese pa dokumentacion përkatës,

shkeljen e perimetrit të sigurisë,

zhvillimin e aktiviteteve jashtë zonave të lejuara.

Gjatë javës janë kontrolluar 316 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.

Konkretisht 12 jet ski, 4 skafe, 2 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar.

8 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili.

Ndërkohë, nga Ksamil në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 8 raste emergjente, për t’u ardhur në ndihmë 11 shtetasve, që kishin mbetur në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese:

Mos shkelni perimetrin e sigurisë;

Lundroni vetëm në zonat e lejuara;

Pajisuni me mjetet e nevojshme të shpëtimit.

Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.

after content