Aksion policor/ Trafikonte kokainë të fshehur në çorape, arrestohet 20-vjeçari shqiptar i gjenden edhe 10 mijë euro…

1

Një shqiptar 20-vjeçar u arrestua gjatë një aksioni të policisë italiane, pasi u kap duke trafikuar një sasi të vogël kokaine që e shiste në doza dhe gjithashtu iu sekuestrua një sasi e madhe valute në 10 mijë euro cash.

Patrulla e ndaloi për kontroll rastësor në zonën e Lucca, teksa i dyshuari drejtonte një veturë që ishte marrë me qira nga një agjenci. Hetimet e mëtejshme çuan në zbulimin e drogës dhe më pas, gati 10 mijë euro që u zbuluan nga kontrolli i banesës.

Policia tha se sasia e drogës së kapur ishte 33 gramë. Gjithashtu u sekuestrua edhe mjeti i markës “Fiat Panda”, me të cilin shpërndahej droga. Nga hetimet rezultoi se 20-vjeçari kishte mbërritur në Itali më pak se një muaj më parë.

Gjatë kontrollit, oficerët vunë re kartëmonedha të vogla në çantën e të dyshuarit, të cilat i konsideruan të dyshimta. Duke pasur parasysh nevojën për të hetuar automjetin për shkak të origjinës së tij të paligjshme, u dërguan në selinë e policisë.

Gjatë kësaj kohe, njëri nga oficerët vuri re një çorape të fshehur nën sediljen e shoferit, që përmbante 26 doza kokainë, në total 33 gramë, si dhe kartën e sigurimit shëndetësor të një personi tjetër.

Gjithashtu iu gjet dhe çelësi i një hoteli në Altopascio, ku oficerët kryen një kontroll, i cili çoi edhe në zbulimin e një çante shpine që përmbante 9,865 euro. Shqiptari do përballet me një gjyq të përshpejtuar, me procedurë të shkurtuar, pasi ka pranuar autorësinë.