Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Pa ndalim deri në çlirimin e çdo trotuari

1
aksioni-per-lirimin-e-hapesirave-publike,-rama:-pa-ndalim-deri-ne-clirimin-e-cdo-trotuari
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Pa ndalim deri në çlirimin e çdo trotuari

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të reja nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shqipëri, duke theksuar se puna do të vazhdojë pa ndërprerje.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan: “Pa ndalim deri në çlirimin e çdo trotuari.” Ai ka paralajmëruar më parë se aksioni do të jetë konstant dhe do të zgjasë gjatë gjithë katër viteve të mandatit të tij.

Kreu i qeverisë njofton gjithashtu se shumë shpejt radha për t’u reformuar do të jetë struktura e kontrollit të territorit dhe Inspektoriateve të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në bashki, duke synuar një qasje më të rregullt dhe efikase në lirimin e hapësirave publike.

after content