Aktori i 100 roleve në teatër, familja kërkon ndihmë për Naun Shundin: Babai ynë është prekur nga kanceri, na ndihmoni!

2
aktori-i-100-roleve-ne-teater,-familja-kerkon-ndihme-per-naun-shundin:-babai-yne-eshte-prekur-nga-kanceri,-na-ndihmoni!
Aktori i 100 roleve në teatër, familja kërkon ndihmë për Naun Shundin: Babai ynë është prekur nga kanceri, na ndihmoni!

Naun Shundi, regjisor, dramaturg, aktor i më shumë se 100 roleve në Teatër dhe 20 në film, është diagnostifikuar me kancer. Familja e artistit dhe intelektualit që ka kaluar më shumë se 46 vite në Tetarin Kombëtar, kërkon ndihmën e shqiptarëve për ta shpëtuar.

Vajza e tij është drejtuar të gjithë shqiptarëve në këto ditë të vështira për babanë e saj, duke kërkuar ndihmë financiare për të mbuluar trajtimin spitalor dhe ndërhyrjet e nevojshme.

“Trajtimi i kancerit kërkon shpenzime të mëdha financiare që familja nuk mund t’i përballojë e vetme. Përveç procedurave mjekësore dhe ndërhyrjeve të nevojshme, kostot e medikamenteve, analizave të shpeshta dhe kujdesit pasues janë shumë të larta”, shkruan Rea Shundi.

Ndihma do të përdoret për blerjen e ilaçeve të specializuara, analiza dhe vizita të vazhdueshme mjekësore, si dhe për shpenzimet e transportit dhe të tjera të lidhura me procesin e kurimit.

KLIKO KËTU PËR TË NDIHMUAR NAUN SHUNDI

Përshëndetje,

Unë jam Rea Shundi. Po organizoj këtë fushatë për të ndihmuar babain tone Naun (Miltiadh) Shundi, i cili ka një diagnozë shumë të rëndë – kancer të lëkurës. Ky lajm na ka tronditur jo veten ne si familjarë, por edhe gjithë komunitetin artistik, artëdashësit, kolegët dhe artin shqiptar në përgjithësi. Naun Shundi me 46 vite në Teatrin Kombëtar shqiptar, regjisor, dramaturg, aktor i më shumë se 100 roleve në Teater dhe 20 në film. Profesor dhe krijues i Teatrit të parë privat në shqipëri “Zonja e Bujtines”

Kjo kauzë është shumë e rëndësishme për artin shqiptar, sepse Naun Shundi është një personalitet, artist dhe krijues që ka kontribuar si në pasurimin e figurave artistike, por edhe dramaturgjisë shqiptare. Është emri që ka hapur dyert e teatrit të tij shumë krijuesve të rinj, si dhe atyre në karjerë. Ky është momenti që ne të jemi pranë regjisorit, aktorit, dramaturgut Shundi në në këtë betejë të vështirë dhe të gjatë

Trajtimi i kancerit kërkon shpenzime të mëdha financiare që familja nuk mund t’i përballojë e vetme. Përveç procedurave mjekësore dhe ndërhyrjeve të nevojshme, kostot e medikamenteve, analizave të shpeshta dhe kujdesit pasues janë shumë të larta.

Fondet e mbledhura do të përdoren për:

– mbulimin e trajtimit spitalor dhe ndërhyrjeve të nevojshme,

– blerjen e medikamenteve të specializuara,

– analiza dhe vizita të vazhdueshme mjekësore,

– transport dhe shpenzime shtesë të lidhura me procesin e kurimit.

Të gjitha fondet do të kalojnë drejtpërdrejt për trajtimin e aktorit Naun Shundi, përmes transferimeve të sigurta bankare dhe pagesave të dokumentuara tek spitalet dhe farmacitë.

Çdo kontribut, i vogël apo i madh, është një hap më afër shërimit dhe shpresës. Mbështetja juaj nuk është vetëm financiare – ajo është një shenjë solidariteti, dashurie dhe shprese njerëzore dhe në veçanti ndaj artit dhe artistit shqiptar

Ju falënderojmë nga zemra që bëheni pjesë e kësaj beteje me ne. Së bashku mund të japim forcë dhe shpresë në një moment kaq të vështirë.

after content