Akuzohet për vrasjen e Gentjan Bejtjas, detaje nga arrestimi i Flodian Plakut! U kap në hotel me 43-vjeçarin me dy mbiemra! Çantë mbushur me euro, pistoletë dhe… Çfarë iu zbulua

4
akuzohet-per-vrasjen-e-gentjan-bejtjas,-detaje-nga-arrestimi-i-flodian-plakut!-u-kap-ne-hotel-me-43-vjecarin-me-dy-mbiemra!-cante-mbushur-me-euro,-pistolete-dhe…-cfare-iu-zbulua
Akuzohet për vrasjen e Gentjan Bejtjas, detaje nga arrestimi i Flodian Plakut! U kap në hotel me 43-vjeçarin me dy mbiemra! Çantë mbushur me euro, pistoletë dhe… Çfarë iu zbulua

Policia ka dhënë detaje nga arrestimi i të shumëkërkuar të drejtësisë Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, i cili u kap ditën e djeshme (3 Gusht) në një hotel në Orikum të Vlorës.

Në momentin e arrestimit, Floridan Plaku, me 3 identitete, alias Florjan Serjani alias Florjan Mamo, iu është gjetur një pistoletë me një krehër dhe 17 fishekë.

Gjithashtu gjatë operacionit u gjetën e sekuestruan 25 000 euro cash, për të cilat po hetohet burimi i dyshuar kriminal dhe 7 celularë.

42 vjeçari, banues në Vlorë, konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë dhe jashtë saj.

Gjykata e Tiranës me vendimin të datë 26 Korrik 2024, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Ai dyshohet për vrasjen e shtetasit Gentjan Bejtja, krim i ndodhur 15 Mars 2024. Shënjestra u qëllua me armë zjarri brenda rrethimit të banesës së tij.

Nga veprimet hetimore rezultom se autorët janë afruar te banesa e viktimës, me një automjet tip “Land Rover” dhe pas kryerjes së vrasjes, janë larguar në fshatin Hasan, ku kanë djegur automjetin.

Gjithashtu gjatë ndërhyrjes policore në hotelin ku fshihej Flodian Plaku, u kap edhe 43-vjeçari Julian Aliaj alias Julian Pashaj, të cilit iu gjet një pistoletë me një krehër me fishekë.

Në pranga kanë rënë edhe shtetasit me iniciale A. L, 36 vjeç, banues ne Vlorë, A. D, 31 vjeç banues ne Vlore dhe L. D, 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi kanë ndihmuar në strehimin, komunikimin dhe lëvizjen e Flodian Plakut.

Ata u arrestuan ne flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Njoftimi i policisë:

Pasditen e djshme, gjatë një operacioni të mirorganizuar dhe të një niveli të lartë rrezikshmërie për punonjësit e Policisë, u bë e mundur vënia në pranga e një shtetasi në kërkim, i cili në momentin e kapjes ishte i armatosur me armë zjarri, me fishek në fole gati për qitje. Konkretisht:

Më datë 03.08.2025, pas një pune të mirorganizuar dhe veprimesh të koordinuara mes Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Vlorë dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, në drejtimin e prokurorit të çështjes pranë Prokurorisë së Tiranës, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “ETERNA”, me qëllim kapjen e një shtetasi në kërkim për vrasje, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave që e ndihmonin dhe e strehonin.
Operacioni u zhvillua në ambientet e një hoteli në Orikum, ku u bë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit:

•Flodian Plaku alias Florjan Serjani (Mamo), 42 vjeç, banues në Vlorë, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë dhe jashtë saj.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin penal nr. 1885, datë 26.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Ky shtetas akuzohet për vrasjen e shtetasit Gentjan Bejtja, më datë 15.03.2024, i cili u qëllua me armë zjarri brenda rrethimit të banesës së tij. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar te banesa e viktimës, me një automjet tip “Land Rover” dhe pas kryerjes së vrasjes, janë larguar në fshatin Hasan, ku kanë djegur automjetin.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Flodian Plaku, si dhe në ambientet ku qëndronte, u gjetën dhe u sekuestruan:

•Një armë zjarri pistoletë, me një krehër dhe 17 fishekë;
•25 000 euro cash, për të cilat po hetohet burimi i dyshuar kriminal;
•7 celularë.

Gjatë ndërhyrjes policore në hotelin ku fshihej, së bashku me shtetasin Flodian Plaku, u kap edhe shtetasi Julian Aliaj alias Julian Pashaj, 43 vjeç, i cili gjatë operacionit u kap me një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Gjatë hetimeve të thelluara mbi këtë rast, u evidentua se shtetasit A. L, 36 vjeç, banues ne Vlorë, A. D, 31 vjeç banues ne Vlore dhe L. D, 57 vjeç, banues në Tiranë, kanë ndihmuar në strehimin, komunikimin dhe lëvizjen e shtetasit në kërkim Flodian Plaku. Ata u arrestuan ne flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

after content