Alba dhe Limi rikthehen sërish bashkë? Detaji që nuk i’u shpëtoi fansave

14
alba-dhe-limi-rikthehen-serish-bashke?-detaji-qe-nuk-i’u-shpetoi-fansave
Alba dhe Limi rikthehen sërish bashkë? Detaji që nuk i’u shpëtoi fansave

Lim Hoti dhe Alba ishin pa dyshim një nga çiftet më të komentuar të reality show-t FermaVIP 2, ku lidhja e tyre krijoi polemika brenda fermës dhe shkaktoi shumë reagime në publik.

Pas daljes nga ferma, Alba dhe Limi njoftuan se kanë nisur bashkëjetesën në shtëpinë e këngëtarit, por shumë shpejt pas këtij lajmi njoftuan ndarjen.

Por së fundmi, dyshimet për një ribashkim janë rikthyer fuqishëm, pasi Alba ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku ndjekësit e vëmendshëm kanë vënë re detaje që përputhen me ambientet e shtëpisë së Limit.

Ky detaj nuk i ka shpëtuar fansave të çiftit, të cilët janë të bindur se dyshja mund të jetë rikthyer sërish bashkë. Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ana e tyre, por mbetet për t’u parë nëse do të kemi një deklaratë publike apo një dalje të përbashkët që do të zbulojë të vërtetën.