
Ish banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj, ka tërhequr gjithë vëmendjen teksa ka marrë pjesë në një event të rëndësishëm mbrëmjen e kaluar.
Influencuesja u shfaq e veshur me një fustan të kuq transparent të zbukuruar me detaje shkëlqyese dhe me mëngë voluminoze, duke nxjerrë në pah linjat e saj perfekte, raporton ORAinfo.
Pamja elegante dhe seksi e saj ka bërë që shumë ndjekës ta komplimentojnë për bukurinë dhe stilin unik.
Bukuroshja nga Shkodra kishte zgjedhur një grim natyral me nuanca të ngrohta dhe flokët e lëshuara, duke e kompletuar look-un në mënyrë perfekte.
Pa dyshim, ajo ishte ndër më të komentuarat e mbrëmjes. /ORAinfo/