
Influencerja e njohur, Alba Vukaj, ka publikuar së fundmi disa fotografi që kanë tërhequr vëmendjen e mijëra ndjekësve në rrjetet sociale.
E veshur me një fustan ngjyrë kafe me prerje të veçantë dhe të guximshme, Alba ka sjellë një kombinim perfekt të stilit modern me hijeshi dhe finesë.
Fustani me një sup të zhveshur dhe detaje të stolisura me aksesorë të artë thekson bukur linjat e saj, ndërsa prerja e hapur në pjesën e këmbës i jep një ndjesi sensualiteti dhe vetëbesimi.
Me flokët e kapur pas dhe grim minimalist, Alba ka lënë në plan të parë natyralitetin dhe sharmin e saj.
Reagimet nuk kanë munguar komentet nga ndjekësit kanë qenë të shumta, duke e komplimentuar për stilin dhe pamjen unike.