Alby the Goat ‘çmend’ rrjetin, e ‘myt’ me puthje tw dashurin e saj ‘muskuloz’

8

Që prej pjesmarrjes së saj në Big Brother VIP Kosova, ajo është një prej emrave më të komentuar në rrjetet sociale.

Fjala është për Alby the Goat, e cila ka ndarë me ndjekësit momente të nxehta romantike krah partnerit të saj.

Në foton e publikuar së fundmi në Instagram, çifti shfaqet duke shijuar një moment intim dhe plot dashuri, duke shkëmbyer përqafime të ngrohta në një ambient romantik.

E veshur me një fustan të gjatë vjollcë dhe me detaje shkëlqyese, Alby duket mjaft elegante dhe e lumtur në krahët e partnerit, i cili e mban ngrohtë dhe me dashuri.

Atmosfera romantike dhe elegante e ambientit ku çifti gjendet, e kombinuar me ngjyrat e ndezura dhe dekorin ekstravagant, shton magjinë e këtij momenti intim.

“One of One,” ka shkruar Alby në përshkrimin e fotos, duke theksuar kështu ndjenjën unike dhe të veçantë që çifti ndan së bashku.