Alimehmeti; Pengimi i medias nga policia është jo vetëm i gabuar, por edhe i rrezikshëm për shoqërinë

6
alimehmeti;-pengimi-i-medias-nga-policia-eshte-jo-vetem-i-gabuar,-por-edhe-i-rrezikshem-per-shoqerine
Alimehmeti; Pengimi i medias nga policia është jo vetëm i gabuar, por edhe i rrezikshëm për shoqërinë

Kandidati për deputet, njeheresh mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti ka reaguar pas sulmit që policia shtetit po zhvillon ndaj News24 dhe Gazetës Panorama! Sipas mjekut Alimehmeti Liria e Medias është themel i demokracisë.

“Liria e medias është themel i demokracisë.

Media e pavarur luan një rol thelbësor në informimin e qytetarëve, në mbikëqyrjen e pushtetit dhe në nxitjen e debatit publik. Ndalimi ose frikësimi i gazetarëve nga policia e minon këtë funksion kritik.

Kushtetuta dhe ligji njohin, mbrojnë dhe garantojnë lirinë e shprehjes dhe të shtypit. Policia nuk ka asnjë të drejtë të ndalojë gazetarët pa një arsye ligjore dhe të justifikuar.

Abuzimi me pushtetin policor dëmton besimin publik.

Kur policia ndërhyn për të penguar punën e gazetarëve, kjo shihet si përpjekje për të fshehur të vërtetën ose për të mbrojtur interesa të caktuara. Kjo ul besimin e qytetarëve si ndaj institucioneve, ashtu edhe ndaj sistemit të drejtësisë.

Ka mënyra ligjore për të adresuar shkeljet:.

Nëse një gazetar shkel ligjin gjatë ushtrimit të detyrës, ekzistojnë procedura ligjore dhe jo ndalime të menjëhershme ose dhunë por gjithashtu, çdo veprim policor duhet të jetë proporcional dhe brenda kornizës ligjore.

Media e lirë nuk është armike e shtetit.

Ajo është aleate e transparencës dhe e llogaridhënies. Pengimi i saj nga policia është jo vetëm i gabuar, por edhe i rrezikshëm për shoqërinë”, shkruan Alimehmeti.

after content