
Anita Haradinaj uron bashkëshortin Ramush Haradinaj për ditëlindje, si gjithmonë me shumë përzemërsi, shkruan Kosovarja.
Në ditën e veçantë të ditëlindjes së ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj, ka ndarë një urim të ngrohtë dhe plot dashuri për të në rrjetet sociale.
Anita ka publikuar një fotografi krah Ramushit, duke e shoqëruar me një përshkrim të shkurtër, por shumë domethënës: “Gëzuar dhe T’du”.
Ramush Haradinaj sot feston ditëlindjen e tij të 57-të.