Arbana Osmani shijon pushimet familjare në të njëjtin resort luks ku po qëndron edhe Dua Lipa

1
arbana-osmani-shijon-pushimet-familjare-ne-te-njejtin-resort-luks-ku-po-qendron-edhe-dua-lipa
Arbana Osmani shijon pushimet familjare në të njëjtin resort luks ku po qëndron edhe Dua Lipa
Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja nga pushimet verore, ku shfaqet në momente të qeta dhe të lumtura me familjen e saj.

Ajo po i kalon këto ditë të nxehta të gushtit në jug të Shqipërisë, përkatësisht në Kep Merli – një ndër resortet më luksoze dhe të përzgjedhura të rivierës shqiptare

Arbana është e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori Eduart Grishaj, si dhe tre fëmijët e saj, duke krijuar një atmosferë relaksi dhe ngrohtësie familjare.

Fotografitë e postuara e tregojnë Arbanën në ambientet ekskluzive të resortit, me pamje mahnitëse të detit dhe natyrës përreth, ku ajo shijon kohën me të dashurit e saj.

   

Nuk mungojnë as momentet tërheqëse nga plazhi dhe mbrëmjet romantike në perëndim të diellit.

Detaji që bie në sy është se në të njëjtin resort po pushon edhe artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila po ashtu ka publikuar pamje nga Kep Merli, duke e kthyer këtë destinacion në një pikë takimi të yjeve të njohur shqiptarë.

Pushimet e Arbanës vijnë pas një sezoni të ngarkuar me angazhime televizive, dhe këto momente relaksi duken të mirëpritura nga ndjekësit e saj që kanë vërshuar me komente pozitive në rrjetet sociale
after content