
Sali Berisha ka komentuar sërish rastin e Daniel Shimës, ish-zv.drejtor të AKSHI-t, i cili u zhduk për disa orë pas një mesazhi që i dërgoi partneres, duke i thënë se “po më arrestojnë”. Sipas kreut të PD, Shima është kërcënuar nga Edi Rama dhe eshte keqtrajtuar.
Sipas Berishës, Shima është ndaluar nga persona me uniformë, është futur në një automjet dhe është transportuar fillimisht drejt zonës së Surrelit, por më pas është kthyer dhe dërguar në Elbasan.
Ai përmendi edhe nje denoncim të një qytetari dixhital, sipas të cilit Shima është dërguar tek “Troplinët”, ku ka marrë një ultimatum për të dëshmuar, por kur ai ka pranuar të flasë, me pas është torturuar për katër orë.
“Qytetari dixhital thotë se Danielin e cuan tek Troplinët. Ata i dhanë ultimatumin, por nuk e torturuan, i thanë po cele gojën ke këtë e ata. Danieli e celi gojën dhe për 4 orë e torturuan, e bënë të vdekur dhe mezi ka mbërritur në shtëpi. Edi Rama nuk reagon dot, nuk reagon dot Prokuroria. Nuk reagon policia, sepse segmente të saj e organizuar. Ardi Veliu është i aftë të organizojë çdo akti, sepse i përket falangave të ish policisë sekrete të Enver Hoxhës, i stërvitur për krime të shëmtuara”, tha Berisha.
Berisha: Daniel Shima ishte zv drejtori i AKSHI-t nga ana teknike, ai ishte njeri i fushës. Ky i dinte të gjitha këto dhe ky i vëzhgonte.
Më thuaj pak, cili zyrtar i lartë është kërcënuar personalisht nga Edi Rama?! Shima është nga më të paktit zyrtare të lartë që është kërcënuar nga Rama. Rama nuk e ka përgënjeshtruar asnjëherë.
Ky u kërcënua nga Edi Rama. Të themi një gjë, Arben Ahmetaj ka mbi një vit që ka bërë këtë deklaratë për Shimën. Erdhi këtu ndrikulla, Kaçanaj. Pas disa orësh mesa duket dikush i paraqiti asaj dëshminë e Danjelit. Ajo e shkakroi sepse dinte gjithçka për sipëmarrjen private të Edi Ramës. Danieli në rrugë, i bën mesazh partneres “po më arrestojnë”. Kush të arreston? Të arreston vetëm policia.
Njerëz me uniformë e kapën. Thuhet se këta me uniformë e futën në makinë, e nisën drejt Qytetit Studenti ku shkon në Surrel. Por, ndërruan mendje e kthyen në Elbasan dhe e ndoqën me kamera, dokrra. Si përfundim, Danieli ka dy javë që nuk i ka shkuar asnjëri për të parë se cfarë i ndodhi.
Përvec kësaj qytetari dixhital thotë se Danielin e cuan tek Troplinët. Ata i dhanë ultimatumin, por nuk e torturuan, i thanë po cele gojën ke këtë e ata. Danieli e celi gojën dhe për 4 orë e torturuan, e bënë të vdekur dhe mezi ka mbërritur në shtëpi.
Edi Rama nuk reagon dot, nuk reagon dot Prokuroria. Nuk reagon policia, sepse segmente të saj e organizuar. Ardi Veliu është i aftë të organizojë çdo akti, sepse i përket falangave të ish policisë sekrete të Enver Hoxhës, i stërvitur për krime të shëmtuara.
vijon