Arrestohen 3 shqiptarë për tentativë vrasje, ja çfarë gjeti policia gjatë arrestimit

1
arrestohen-3-shqiptare-per-tentative-vrasje,-ja-cfare-gjeti-policia-gjate-arrestimit
Arrestohen 3 shqiptarë për tentativë vrasje, ja çfarë gjeti policia gjatë arrestimit

Tre shqiptarë janë arrestuar në Selanik të Greqisë pasi rezultojnë të jenë autorë të një vrasje të mbetur në tentativë vitin e kaluar.

Të arrestuarit janë të moshave 39, 30 dhe 23 vjeç, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditur.

Ata janë pjesë e një organizate kriminale, ndërsa 39-vjeçari konsiderohet si koka e grupit, person i njohur për autoritetet greke.

Gjatë aksionit për arrestimin e tyre, policia greke ju gjeti dhe sekuestroi armë të ndryshme si kallashnikovë, pistoleta, detonatorë, silenciatorë e fishekë, si dhe një sasi hashashi prej 28 kilogramë.