
Një 44-vjeçar dhe djali i tij 22-vjeçar kanë rënë në prangat e policisë në Krujë, pasi akuzohen se ushtronin dhunë fizike ndaj familjarëve të tyre.
Uniformat e Policisë bëjnë me dije se 44-vjeçari me iniciale E.M ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur.
Gjithashtu dhunë ndaj familjarëve ushtronte dhe djali i shtëpisë, 22-vjeçari me iniciale A.M.
Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion, që i posedonte pa leje, shtetasi E. M.
Njoftimi i policisë
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “On time”.
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon ngjarje kriminale në një familje.
Ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur dhe posedonte armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, vihet në pranga 44-vjeçari.
Vihet në pranga dhe djali i tij, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij.
Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion luftarak.
Menjëherë pas njoftimit që morën për dhunë fizike dhe kanosje me armë zjarri, në një familje, në lagjen “Derede”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë organizuan punën dhe shkuan menjëherë në adresën e dhënë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “On Time”, u parandaluan ngjarje të mundshme kriminale në këtë familje, duke arrestuar shtetasit E. M., 44 vjeç dhe A. M., 22 vjeç (babë e bir), të cilët dyshohet se kanë ushtuar dhunë fizike ndaj familjareve të tyre dhe i kanë kanosur me armë zjarri.
Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion, që i posedonte pa leje, shtetasi E. M.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.