Arrestohet 29-vjeçari që përplasi një kalimtar, i plagosuri në gjendje të rëndë

1
arrestohet-29-vjecari-qe-perplasi-nje-kalimtar,-i-plagosuri-ne-gjendje-te-rende
Arrestohet 29-vjeçari që përplasi një kalimtar, i plagosuri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa viktima u transportua me urgjencë drejt spitalit.

Policia njoftoi se pas përfundimit të veprimeve procedurale, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi T. B., 29 vjeç, banues në Gjirokastër. Ai dyshohet se për shkak të pakujdesisë ka aksidentuar shtetasin S. A., 56 vjeç, banues në fshatin Lazarat.

I plagosuri ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

after content