Arrestohet shqiptari në Greqi, dyshohet se rrahu fëmijën e tij 4-vjeçar

3
arrestohet-shqiptari-ne-greqi,-dyshohet-se-rrahu-femijen-e-tij-4-vjecar
Arrestohet shqiptari në Greqi, dyshohet se rrahu fëmijën e tij 4-vjeçar

Një shtetas shqiptar 42-vjeç është arrestuar në ishullin e Tinos në Greqi, i akuzuar për dhunë në familje.

Sipas autoriteteve greke, ngjarja ka ndodhur në portin e jashtëm të ishullit, ku i dyshuari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tij 4-vjeçar.

Hetimet paraprake po kryhen nga Komanda e Portit të Tinos, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi gjendjen e fëmijës apo rrethanat e ngjarjes.