Arritja e radhës e Petrit Kllokoqit, këtë herë, ngjitet në majën më të lartë në Evropë

1
arritja-e-radhes-e-petrit-kllokoqit,-kete-here,-ngjitet-ne-majen-me-te-larte-ne-evrope
Arritja e radhës e Petrit Kllokoqit, këtë herë, ngjitet në majën më të lartë në Evropë

Biznesmeni i njohur i gastronomisë në Kosovë, Petrit Kllokoqi, ka ndarë një arritje të veçantë që ka emocionuar ndjekësit e tij, Kllokoqi ka arritur të ngjitet në majën e Mont Blanc-ut, duke ngritur flamurin e Dardanisë së Rugovës.

Dashuria e madhe për malet, ka bërë që Kllokoqi  të kaloj me sukses Mont Blanc-un, majën më të lartë të Evropës, duke përjetuar një nga sfidat më të mëdha dhe më domethënëse të jetës së tij.

Derisa përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram ai ka ndarë emocionet e tij duke treguar se këtë ngjitje ia ka kushtuar njerëzve më të dashur të zemrës.

“Ju më mesut të kthehem drejt dritës, drejt natyrës e maleve që më japin jetë”, ka shkruar ai, duke publikuar pamje mbresëlënëse nga ngjitja e natës, ku dritat e qytetit shfaqeshin në horizont dhe bora mbulonte çdo shteg”, ka shkruar Kllokoqi.

Kllokoqi në majë, ka ngritur me krenari flamurin e Dardanisë së Presidentit historik Ibrahim Rugova, duke dhënë një mesazh uniteti, identiteti dhe dashurie për atdheun.

Teksa në këtë ngjitje, Kllokoqi ishte së bashku me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Petrit Kllokoqi (@petritkllokoqi)

after content