
I ftuar në një studio televizive, avokati Alban Duraj cili diskutoi për dëmshpërblimet që mund të përfitojnë qytetarët nga zjarret që kanë përfshirë gjithë territorin në vend.
Ai tha qytetarët nuk mund të përfitojnë aktualisht sepse nuk është detyra e shtetit shqiptar sipas anës ligjore . Duraj shtoi se qytetarët mund të përfitojnë edhe rimbursime në pensione si një risi e re.
Gjatë fjalës së tij ai theksoi se bizneset duhet të marrin edhe masa kundrejt situatave me zjarret.
“Për sa i përket anës ligjore dhe dëmshpërblimit që i takon qytetarëve ku kemi pasur edhe rastin e tërmetit në 2019 qytetarët nuk mund të përfitojnë asnjë dëmshpërblim pasi nuk është detyra e shtetit shqiptar nga ana ligjore.
Qytetarët mund të përfitojnë edhe rimbursimin e pensioneve të tyre dhe fondi i pensionit është edhe një risi më vendet e tjera. Edhe bizneset kanë humbur fitime ndaj pasojave të zjarrit në vend. Ne si qytetarë duhet të marrim masa si bizneset dhe zjarrfikëset”, u shpreh ai