Atentat brenda kompleksit/ Në shënjestër bosi i mafias në Budva, publikohen pamjet

42
atentat-brenda-kompleksit/-ne-shenjester-bosi-i-mafias-ne-budva,-publikohen-pamjet
Atentat brenda kompleksit/ Në shënjestër bosi i mafias në Budva, publikohen pamjet

Shefi i një bande mafioze në Budvë të Malit të Zi është plagosur të enjten në një atentat ndaj tij në pishinën brenda një kompleksi hotelier në qytetin e Budvës.

Një burrë i veshur me rroba të lehta, pantollona të shkurtra dhe me një çantë mbi shpatull, zbret nga shkallët e hotelit dhe i afrohet ‘Kanit’ dhe e qëllon me pistoletë, tregojnë pamjet filmike të publikuara nga Vijesti.

Videoja e shfaq sulmuesin duke zbritur tinëz shkallët, duke qëlluar bosin e bandës dhe duke ikur nga vendi i ngjarjes. Marko Ljubisha u plagos, por jeta e tij nuk është në rrezik, sipas informatave fillestare nga policia malazeze.

‘Kan’ është etiketuar si një person me interes për sigurinë, emri i të cilit ka qenë i pranishëm në raportet e aktiviteteve kriminale në bregdetin malazez për vite me radhë.

Ai konsiderohet i afërt me klanin kriminal ‘Shkaljar’ dhe ndaj tij ishin organizuar tashmë tri atentate më parë nga klani rival i ‘Kavaçve’ në Mal të Zi.

after content