
Duket se dashuria e tyre nuk është më një sekret! Producenti dhe muzikanti i njohur Atilla Kardeş është shfaqur në një përqafim të ngrohtë me këngëtaren Eli Malaj, duke konfirmuar kështu zërat për një romancë mes tyre.
Çifti është fotografuar në një moment intim, teksa shfaqen të buzëqeshur dhe shumë pranë njëri-tjetrit.
Fotoja e publikuar në rrjete sociale, e shoqëruar me këngën “Mos u Kthe” nga vetë Eli Malaj, ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.
Ndonëse deri më tani nuk ka pasur deklarata zyrtare, kjo paraqitje duket si një sinjal i qartë se mes Atillës dhe Eli Malajt ka më shumë se miqësi profesionale.
Hashtagu i përdorur në postim, @malajeli, ka bërë që fansat të aludojnë për një lidhje që tashmë po bëhet publike.
A do të kemi së shpejti një konfirmim zyrtar apo ndoshta edhe një projekt muzikor nga çifti? Mbetet për t’u parë!