‘Avash se na shtype’, sherri në Fier me 2 të plagosur/ Si u konfliktuan të rinjtë te vijat e bardha

3
‘avash-se-na-shtype’,-sherri-ne-fier-me-2-te-plagosur/-si-u-konfliktuan-te-rinjte-te-vijat-e-bardha
‘Avash se na shtype’, sherri në Fier me 2 të plagosur/ Si u konfliktuan të rinjtë te vijat e bardha

Nje qortim per shpejtesine e makines ishte shkak konfliktit qe perfundoi me dy te plagosur ne Fier.

Burime nga komisariati i policise se Fierit thane se eshte arrestuar per ngjarjen vellai i Loni Seitaj, njerit prej te plagosurve. Nga hetimi paraprak rezulton sipas policise se Fierit se thiken e ka pasur me vete vellai i Seitaj-t i cili ka sulmuar me mjet preres Albion Majacin.

Ngjarja ndodhi mbremjen e se premtes ne lagjjen “11 janari” kur dy vellezerit Seitaj po kalonin nga njera ane e rruges kryesore te tjera. Teksa kalonin vijat e bardha, vellezerve u eshte prere rruga nga nje automjet. Ata i jane drejtuar shoferit me fjalet : “avash se na shtype”, duke bere qe drejtuesi i mjetit te ndaloje makinen, me sa duket i zemeruar per tonin kerceneues me te cilin ju drejtuan kembesorët.

Ai ka zbritur nga automjeti duke u konfliktuar me vellezerit Seitaj. Sherri ka filluar me sharje, duke degraduar deri në përdorimin e mjeteve prerëse. Seitaj është goditur në dorë , ndërsa Majaci në bark.

I pari që ka mbërritur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Fierit ka qënë Albion Majaci dhe më pas Loni Seitaj Të dy ndodhen nën kujdesin e mjekëve ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë te ngjarjes.

after content