“Babi ishte xheloz!”- Krimi në familjen shqiptare në Greqi, zbardhet dëshmia e vajzës së çiftit: Mami e dëboi nga shtëpia, nuk e di pse…

1
“babi-ishte-xheloz!”-krimi-ne-familjen-shqiptare-ne-greqi,-zbardhet-deshmia-e-vajzes-se-ciftit:-mami-e-deboi-nga-shtepia,-nuk-e-di-pse…
“Babi ishte xheloz!”- Krimi në familjen shqiptare në Greqi, zbardhet dëshmia e vajzës së çiftit: Mami e dëboi nga shtëpia, nuk e di pse…

Është zbardhur dëshmia e një prej katër fëmijëve të çiftit shqiptar në Greqi, ku 40-vjeçari masakroi me thikë të shoqen ne hyrje të pallatit, pas një sherri në banesë.

Protothema.gr ka publikuar momentin kur një nga vajzat e viktimës mbërrin në vendngjarje dhe sheh pellgun e gjakut në hyrje të pallatit ku jeton familja shqiptare.

Në një prononcim për mediat, ajo ka deklaruar se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta. Mësohet se këtë mëngjes, ndërsa e gjithë familja ishte në shtëpi, shpërtheu një tjetër grindje dhe më pas 40-vjeçari shqiptar rrëmbeu një thikë dhe e goditi gruan në qafë dhe shpinë.

“Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre 16-vjeçare, e cila zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpiaDinamika

Pas sherrin në banesë me bashkeshortin, 36-vjeçarja vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familjaa, por ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri.Pastaj ai e shtyu gruan në deren prej xhami dhe duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, ai iku me vrap në Rrugën Gladstonos, ndërsa policia ka nisur një kërkim për ta gjetur dhe arrestuar.

Gruaja 36-vjeçare pësoi lëndime fatale në qafë dhe shpinë. Sipas informacioneve nga protothema.gr, autori i krimit ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor.

Katër fëmijët e çiftit, të moshës 5 deri në 18 vjeç, dëshmuan tragjedinë, pasi ishin panë të gjithë skenës mes prindërve të tyre.